Pas njoftimit për nisjen e një stervitje të madhe ushtarake të Rusisë ka reaguar edhe aleanca e NATO-s r cila ka deklaruar se stërvitja ushtarake e Rusisë Vostok-2018 që do të realizohet me pjesëmarrjen e 297 mijë ushtarëve më 11-17 shtator fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha dhe se ajo përputhet më një formë më “agresive” të cilën Moska e ka shfaqur së fundmi.
Në një deklaratë për Anadolu Agency, zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu tha se të gjitha shtetet kanë të drejtë për të zhvilluar stërvitje me forcat e sigurisë, por kjo, sipas saj, është e rëndësishme të bëhet në mënyrë “transparente dhe të parashikueshme”.
Lungescu rikujtoi se në Këshillin NATO-Rusi të mbajtur nga zyrtarët në maj të këtij viti është diskutuar edhe Vostok-2018, ndërsa Moska i ka informuar se stërvitja do të jetë shumë më e gjerë sesa Vostok-2014.
“Stërvitja Vostok fokusohet në konflikte të përmasave të mëdha. Kjo përputhet me një sjellje të cilën e kemi parë kohëve të fundit. Është ajo e një Rusie më agresive që rrit buxhetin e mbrojtjes dhe praninë ushtarake”, tha Lungescu, duke theksuar se NATO-ja ndjek nga afër të gjitha stërvitjet ruse.
Ajo tërhoqi vëmendjen se Rusia ka shtuar në masë të konsiderueshme praninë ushtarake në rajonet e Detit Baltik, Detit të Zi dhe Mesdheut, ndërsa tha se Rusia është e gatshme të përdorë forcë ushtarake ndaj fqinjëve të saj në vazhdën e zhvillimeve në Ukrainë dhe Gjeorgji.
Rama reagon për vrasjen e policit në Maliq: Nderim i përjets...
Vidhet një motoçikletë në Prishtinë, nisin hetimet
Dy shtetas serbë ndalohen në Jarinje, policia u sekuestron d...
Shpërthim në një fabrikë armësh në Rusi, humbin jetën dy pun...
Falsifikimi i parave në Prishtinë, rasti në hetime
Dy persona arratisen nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipj...