Kryeministri britanik Keir Starmer ka deklaruar se është i zhgënjyer që eksportet britanike të çelikut dhe aluminit në Shtetet e Bashkuara tani janë subjekt i tarifave .
Ai theksoi se Londra po negocion një marrëveshje tregtare me të gjitha opsionet në tryezë.
“Jam i zhgënjyer që shoh tarifat globale për çelikun dhe aluminin , por ne do të kemi një qasje realiste,” tha ai. Gjithashtu shtoi se po punojnë për të negociuar një marrëveshje ekonomike që mbulon dhe do të përfshijë tarifat.
“Ne jemi duke negociuar një marrëveshje ekonomike që mbulon dhe do të përfshijë tarifat nëse kemi sukses, por ne do t’i mbajmë të gjitha opsionet në tryezë.”, tha ndër të tjera kryeministri britanik.
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...
Como e Vojvodës fiton derbin me Romën
Putin i ofroi ndihmë personalisht pas sulmit që iu bë, udhëh...
Rregulla të forta për plazhet e shqiptare, gjoba deri në 4 m...
Mbi 1 mijë zyrtarë publikë kanë deklaruar pasurinë
Gjermania ‘skeptike’ në lidhje me misionin detar të BE-së në...