Kryeministri britanik Keir Starmer ka kerkuar qe ish princi Andrew Mountbatten-Windsor te deshmoje para Kongresit amerikan per lidhjet e tij me financierin e ndjere Jeffrey Epstein, i denuar per abuzim seksual me te mitur.
Andrew Mountbatten-Windsor, te cilit iu hoqen titujt mbreterore vitin e kaluar, perfaqesohet gjeresisht ne dokumentet e reja te publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtesise.
Ne dosje perfshihen fotografi ku ai shihet duke u perkulur mbi nje grua qe shtrihet ne dysheme, si dhe email-e qe tregojne se ai e kishte ftuar Epstein-in ne Pallatin Buckingham ne shtator 2010, dy vjet pasi ky i fundit ishte denuar per rekrutimin e vajzave deri ne 14 vjec per seks.
Starmer, i cili ndodhet ne Japoni per takim me kryeministren Sanae Takaichi, u pyet nga gazetaret nese Andrew duhet t’u kerkoje falje viktimave dhe te japë deshmi. Ai deklaroi se prioritet duhet te jene viktimat dhe se kushdo qe ka informacion duhet ta ndaje ate.
Ne dokumente thuhet se Epstein kishte ofruar te organizonte nje takim me nje grua ruse 26-vjecare per Andrew-n, dhe se ky i fundit ishte shprehur i kenaqur ta takonte. Ai gjithashtu e kishte pyetur Epstein-in nese ishte “mire te ishe i lire” nga arresti shtepiak.
Andrew dhe Epstein u fotografuan se bashku ne Central Park ne Nju Jork. Ne intervisten e vitit 2019 per Newsnight, Andrew kishte deklaruar se kishte shkuar ne SHBA per t’i dhene fund miqesise me Epstein-in.
Email-et e reja tregojne se ne te njejtin udhetim ishte organizuar nje darke ne shtepine e Epstein-it, ku ishin te ftuar Woody Allen dhe George Stephanopoulos.
Dokumentet tregojne se Andrew vazhdonte t’i dergonte Epstein-it fotografi familjare qe perfshinin vajzat e tij, Princesha Beatrice dhe Princesha Eugenie.
Ne vitin 2022, Andrew pagoi rreth 12 milione paund si marreveshje me Virginia Giuffre, e cila pretendonte se ishte trafikuar nga Epstein dhe Ghislaine Maxwell. Pagesa u be pa pranuar fajesi dhe Andrew ka mohuar cdo shkelje.
Dosjet perfshijne edhe email-e mes Andrew dhe Ghislaine Maxwell, e cila po vuan nje denim 20-vjecar ne SHBA per trafikim femijesh. Ne nje email te vitit 2005, Andrew i shkruante: “Jam ne duart e tua (fjalë per fjalë) deri te shtunen/të dielen”, duke e mbyllur me “Te dua A xxx”.
Dokumentet zbulojne gjithashtu se Epstein kishte derguar 10,000 paund bashkeshortit te Peter Mandelson per te financuar nje kurs osteopatie dhe se Mandelson kishte kerkuar te qendronte ne nje nga pronat e Epstein-it.
Ne dosje permendet edhe Richard Branson, i cili kishte keshilluar Epstein-in per rikthimin e reputacionit te tij pas denimit te vitit 2008.
Virgin Group deklaroi se kontaktet ishin te kufizuara dhe se pas zbulimit te akuzave serioze, nuk kishte me asnje kontakt me Epstein-in.
Epstein vdiq ne vitin 2019 ne nje burg ne Nju Jork, ndersa priste gjykim per akuza te reja per abuzim seksual ndaj te miturve. / Burimi: The Guardian
Pesë vjet nga marrëdhëniet diplomatike Izrael-Kosovë, vjen u...
Xhaka vazhdon rehabilitimin, mungon ndaj Burnleyt
Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi ...
Rrëshqitje e madhe e gurëve, bllokohet për qarkullim rruga P...
Rama: Ndihmë financiare për qytetarët e dëmtuar nga zjarret ...
Raundi i ardhshëm i bisedimeve SHBA-Rusi-Ukrainë do të fillo...