Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po priste për një foto me presidentin amerikan, Donald Trump, kur si papritur i erdhi ftesa e Gjykatës Speciale, e cila ka ngritur aktakuzë kundër tij për krime lufte, shkruan e përditshmja vjeneze “Standard”.
E përditshmja austriake tregon se prokuroria ka ngritur aktakuzë, e cila duhet të kalojë verifikimin, për këtë arsye Thaçi qëndroi në Kosovë dhe nuk ka udhëtuar drejt SHBA-ve, transmeton portali arbresh.info
“Standard” shkruan se për shkak të ftesës nga Gjykata Speciale, pritet që Presidenti i Kosovës të japë dorëheqje nga pozita që mban, sikurse vepruan edhe bashkëluftëtarët e tij që mbanin pozita politike dhe që ishin ftuar nga kjo Gjykatë.
Gazeta austriake thotë se ish komandanti i cili mbante pseudonimin “gjarpër” akuzohet për disa krime, për të cilat kërkohet edhe një tjetër hetim më i gjerë.
E përditshmja e Vjenës thekson se Kadri Veseli gjithashtu akuzohet me të, dhe se të dy akuzohen për rreth 100 vrasje.
Sipas gazetës austriake, viktimat e tyre ishin serbë, romë, shqiptarë dhe anëtarë të grupeve të tjera etnike, dhe aktakuza gjithashtu i referohet vrasjeve politike dhe përleshjeve pas luftës.
“Standard” shkruan se para aktakuzës, pati gjithnjë e më shumë zëra në qarqe diplomatike se Thaçi ishte gati, siç shprehet ai, për një “marrëveshje të ndyrë” me të dërguarin e Donald Trump, ambasadorin Richard Grenell, i cili takim kishte për qëllim zhvillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Takimi pritej të mbahej me 27 qershor dhe ishte menduar që në këto bisedime të arrihej një marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit.
Media publike austriake ORF gjithashtu i kushtoi vëmendje të veçantë aktakuzës kundër Thaçit, duke deklaruar se është e rrallë që një President të akuzohet, madje edhe për vrasje./arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...