Çmimet e naftës sot kanë stagnuar pas sinjaleve të përziera për rezervat amerikane të “ari të zi”.
Të dhënat e industrisë së naftës tregojnë për rritje të dërgesave javën e kaluar, ndërkohë që pritet që statistikat zyrtare shtetërore të tregojnë për rënien e tyre.
Çmimet e naftës dje në Nju Jork janë ngritur 0,8 për qind, raporton agjencia Bloomberg.
Nafta “e lehtë” amerikane WTI për dërgesat e gushtit arriti nivelin prej 46,53 dollarësh për barel në bursën e Nju Jorkut, ose 13 centë më shtrenjtë se sa dje.
Brendi i naftës së Detit Verior për dërgesat e shtatorit është shtrenjtuar për 18 centë në 49,02 dollarë për barel në bursën londineze ICE.
Rezervat e naftës amerikane janë rritur për 1,63 milion barelë javën e kaluar, sipas deklaratave të njerëzve të njohur me të dhënat e Institutit amerikan për naftë.
Këto të dhëna janë të kundërta me anketën e Bloomberg, në të cilën prognozohet se rezervat janë ulur për 3,5 milionë barelë, që do të ishte rënia e tyre e trembëdhjetë në 15 javë.
Qeveria e kryeministrit Radev merr votëbesimin nga parlament...
Një burrë gjendet pa shenja jete në Suharekë, rasti po hetoh...
Rooney shpërthen ndaj Tuchel: Lënia jashtë e Arnold është e ...
Vrasja e 66-vjeçarit në Sarandë, pesë të arrestuar
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin në rastin e mashtrimit ...
Evropa punon, Kosova pushon – institucionet e vendit mbyllen...