Aviokompania gjermane Lufthansa ka anuluar sot më shumë se 1.000 fluturime për shkak të grevës së personelit të aeroporteve të kompanisë lidhur me një mosmarrëveshje për pagat, raporton Anadolu Agency (AA).
Greva njëditore, e cila filloi në orën 03:45 të mëngjesit sipas kohës lokale ka detyruar kompaninë gjermane të anulojë pothuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e Frankfurtit dhe Mynihut.
Ndërprerje të mëdha dhe vonesa të fluturimeve priten gjithashtu në aeroportet e Berlinit, Këlnit, Bonit dhe Dyseldorfit, duke shtuar kaosin e udhëtimeve gjatë periudhës së valës së pushimeve.
Më shumë se 134 mijë pasagjerë do të preken nga anulimet e fluturimeve, njofton Lufthansa.
Sindikata “Ver.di” po kërkon rritje pagash prej 9.5 për qind për t’ua lehtësuar punonjësve përballjen me inflacionin.
Raundi i radhës i negociatave për pagat pritet të zhvillohet javën e ardhshme në Frankfurt.
Homazhet në Kuvend për Qosjen, Kurti nderon akademikun
KRU: Konsumatorët me borxhe të papaguara rrezikojnë shkyçje ...
Kurti për Eliot Engel: Njihte të drejtën historike të Kosovë...
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...