Muzeu i njohur spanjoll, “Prado” rihapi dyert pas rreth tre muajsh i mbyllur si pasojë e pandemisë së koronavirusit.
Muzeu, një nga koleksionet më të rëndësishme të artit në botë, fillimisht do të hapë vetëm një të tretën e hapësirës së ekspozitës për vizitorët, numri i të cilëve do të kufizohet në 1 800.
Së bashku me muzetë“Thyssen-Bornemisza” dhe “Reina Sofia”, të cilët janë rihapur gjithashtu, Prado formon “Triangulo de Oro”, “Trekëndëshin e Artë” në qendër të Madridit.
Muzeu hapet me një ekspozitë “Reencuentro” (Ritakimi) i kuruar posaçërisht për këtë rast./atsh/
Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë ...
Ilir Krasniqi rikthehet në stërvitje, pritet të jetë gati pë...
Trump lavdëron Grenellin: Ka bërë një punë të jashtëzakonshm...
Cancelo nuk dëshiron rikthimin tek Al-Hilal, po e mendon qën...
Gërvalla: Jam habitur nga dekreti i presidentes, ishte i nxi...
Moti nesër i vranët, IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore