Një grua 113-vjeçare që jeton në një shtëpi për të moshuarit në provincën verilindore spanjolle të Gironas ka arritur ta fitojë betejën me koronavirusin e ri (Covid-19), transmeton arbresh.info
Mediat spanjolle raportuan të hënën se Maria Branyas, e cila jeton në një shtëpi të moshuarish në qytezën Olot të Gironas në verilindje të Spanjës ka mposhtur virusin Covid-19, me të cilin ajo luftoi për disa javë.

Kur kishte qenë fëmijë, ajo kishte mposhtur edhe gripin spanjoll, i cili njihet si pandemia më vdekjeprurëse në botë (1918-1920).
Në 4 mars Branyas hyri në 113 vjeç dhe për 20 vjet ajo jeton në shtëpinë e të moshuarve.
“Kam disa probleme të vogla, nga ato që mund të kenë të gjithë. Falënderoj shumë të gjithë ekipin shëndetësor që më ndihmoi. Stafi i shtëpisë së të moshuarve u kujdes shumë dhe u soll mjaft mirë me mua”,- u shpreh ajo në një prononcim për median spanjolle.

Shoqata me emrin “Grupi Kërkimor i Gerontologjisë” (Gerontology Research Group) pretendon se sipas të dhënave të disponueshme, Branyas është personi më i vjetër në botë që ka mposhtur COVID-19./arbresh.info/


Abdixhiku: Kurti të përcaktohet nëse do marrëveshje politike...
Prokuroria autorizon Policinë për ndërmarrjen e veprimeve he...
Rama: Punët e Shqipërisë vijojnë pa ndalim, do ulemi në trye...
Murati: Opozita s’e votoi rishikimin e buxhetit, pengohet pa...
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...