Autoritetet spanjolle po i vazhdojnë kërkimet për 67 imigrantët të zhdukur në det, ndërsa 119 persona të tjerë janë shpëtuar.
Një zëdhënëse e agjencisë për shpëtim tha se operacioni i kërkimit për një anije të zhdukur pranë brigjeve të Marokut ka rifilluar me një anije dhe një aeroplan.
Një organizatë bamirëse i njoftoi autoritetet spanjolle të hënën se një anije me 67 persona është nisur nga brigjet e Marokut drejt Spanjës. Në mesin e tyre ishin 49 burra, 13 gra dhe 5 fëmijë, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express.
Të hënën, ekipet e shpëtimit i gjetën edhe dy barka të tjera, njëra me 60 e tjetra me 59 imigrantë nga Afrika. Ata u dërguan në Malaga dhe të gjithë ishin në gjendje të mirë shëndetësore.
Refugjatët afrikanë po ikin nga vendet e tyre për shkak të varfërisë dhe dhunës, ndërsa po e synojnë Evropën përmes lundrimeve të rrezikshme me barka që nuk i plotësojnë standardet e sigurisë dhe që shpesh janë të mbingarkuara me njerëz.
Kurti në tre fshatra të Malishevës, i jep përkrahje Gani Kra...
SHBA/ Kush dhe çfarë fshihet në dosjet Epstein?
Kryeministri Rama ndan pamjet: Videokartolina e darkës së fu...
Digjet trafostacioni pranë fushës së futbollit në Klinë, rap...
2025-ta vit i njohjeve: Katër shtete njohën shtetësinë e Kos...
Kurti nga Vushtrria: Investimet dhe mirëqenia e qytetarëve p...