Autoritetet në Finlandë kanë pranuar një kërkesë nga Spanja për ekstradimin e liderit separatist të Katalunisë, Carles Puigdemont.
Urdhër arresti u lëshua të premten, një ditë pas arritjes së tij në këtë vend, transmeton portali arbresh.info.
Ish lideri është duke jetuar në ekzil në Belgjikë që nga muaji tetor, kur edhe u mbajt referendumi i ndaluar për pavarësinë e Katalonisë.
Tensionet në rajon janë shumë të larta dhe udhëheqësit separatistë kanë braktisur planet për të emëruar një president të ri pas arrestimit të kandidatit të fundit.
Turmat e protestuesve u përleshën me policinë në Katalonjës të premten mbrëma pasi Gjykata e Lartë e Spanjës vendosi që 25 udhëheqësit katalanas duhet të gjykoheshin për rebelim, përvetësim ose mosbindje ndaj shtetit.

Dënimet mund të rezultojnë deri në 30 vjet burg.
Një prej atyre që u arrestua ishte Jordi Turull, i cili do të ishte subjekt i një votimi në parlamentin katalanas të shtunën për presidentin rajonal.

Figura të tjera separatiste tashmë gjenden në paraburgim ose kanë dalë në mërgim jashtë vendi.
Avokati i tij, Jaume Alonso Cuevillas, i tha radios Catalunya të shtunën se Z. Puigdemont do të bashkëpunonte me autoritetet finlandeze. Klienti i tij “nuk kishte ikur nga drejtësia spanjolle”, tha ai.

Vendimet e së premtes në Gjykatën e Lartë në Madrid u konsideruan si sfida më serioze deri më sot për lëvizjen katalunase të pavarësisë. Pothuajse e gjithë udhëheqja tani përballet me një luftë të madhe ligjore./Arbresh.info/

Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...
18 prill, finalja e madhe e Big Brother Vip Albania
Tragjedi në Mesdhe, të paktën 19 migrantë humbin jetën
“E kam vrarë mamanë”, telefonata që rezultoi e rrejshme alar...
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, Policia në...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë