Presidenti i Turqisë, Rexhep Erdogan, do ta vizitojë të martën Rusinë për të biseduar me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me zhvillimet në pjesën verilindore të Sirisë, ku Turqia e ka nisur një ofensivë ushtarake kundër kurdëve.
Pikërisht sot përfundon edhe armëpushimi pesëditor, i arritur mes palëve të konfliktit përmes ndërmjetësimit të zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence. Turqia ka paralajmëruar se do ta vazhdojë ofensivën ushtarake edhe pas armëpushimit, nëse nga zona kufitare nuk largohen të gjithë militantët kurdë.
Të hënën, presidenti turk tha se vendi i tij do t’i marrë hapat e nevojshëm për Sirinë pas takimit me Putinin. “Ne do ta shqyrtojmë këtë proces me Putinin dhe pas kësaj, do t’i marrim hapat e nevojshëm”, tha ai.
Kremlini njoftoi se dy liderët do të takohen në Soçi, afër Detit të Zi dhe do të bisedojnë edhe për tema të tjera, si luftimi i grupeve terroriste ndërkombëtare dhe promovimi i procesit të arritjes së marrëveshjes politike në Siri.
Vizita e Erdoganit në Rusi u parapri nga një bisedë telefonike mes presidentit rus dhe homologut të tij francez. Gjatë kësaj bisede, dy liderët kërkuan që të zgjatet periudha e armëpushimit.
Ndryshe, forcat amerikane kanë filluar të largohen nga Siria, sipas urdhrit të presidentit amerikan. Gjatë rrugës, disa automjete të blinduara të forcave amerikane u gjuajtën me patate nga kurdët, të cilët ndihen të tradhtuar nga Shtetet e Bashkuara, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...