Një eklips i plotë diellor pritet të ndodhë sot.
Ky eklips do të jetë i dukshëm në Meksikë, Shtetet e Bashkuara dhe Kanada, duke pasur mundësinë kështu ta shohin rreth 32 milionë njerëz në SHBA.
Sipas NASA-as, do të zgjasë deri në 4 minuta e gjysmë. Eklipsi do të zhvillohet rreth orës 18:38 pasdite deri në orën 21:52.
Ndryshe nga një eklips i pjesshëm diellor, eklips total diellor e errëson qiellin sikur të ishte muzg dhe ju lejon të shihni koronën e Diellit, d.m.th., atmosferën e tij të bardhë të ndritshme.
Eklipsi do të mund të shihet në faqen e internetit dhe kanalin YouTube të Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA) të SHBA-së.
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...