Qindra qytetarë u mblodhën në Sheshin e Republikës në Lubjanë për të protestuar kundër masave të paraqitura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Policia u bëri thirrje protestuesve që të shpërndahen sepse çdo tubim është e ndaluar nga një urdhëresë e përkohshme.
Qytetarët u mblodhën rreth orës 2 të pasdites me qëllimin për të protestuar para ndërtesës së qeverisë, e cila ndodhet në shesh, por ndërtesa ishte e rrethuar nga një gardh, transmeton portali arbresh.info
Protestuesit thanë se po protestonin gjithashtu kundër të gjitha partive politike që kanë udhëhequr Slloveninë në 30 vitet e fundit.
Ministri i Brendshëm Alojz Hoys kishte deklaruar më parë se policia do të përdorte topa uji nëse ishte e nevojshme dhe nëse pjesëmarrësit bëheshin të dhunshëm. Masat kufizuese janë aktualisht në fuqi në Slloveni, të cilat përfshijnë ndalimin e tubimeve, ndalimin e lëvizjes nga një komunë në tjetrën.
Protesta është organizuar nga mediat sociale, ku organizatorët kanë bërë thirrje që të protestohet kundër masave kufizieve, si masë për parandalimin e koronavirusit./arbresh.info/
Lunatics. Lunatics everywhere.
Ljubljana's Republic Square today was the site of a … anti-gov, anti-corona protest
Conspiracy theorists, random hooligans and woke mommies joined forces to protest the current climate. https://t.co/pHORWmUvrU
— Notes from Slovenia 🇸🇮 (@IzSlovenije) January 13, 2021
V srediscu Ljubljane so se na pobudo Anice Bidar, Anisa Licine … zaceli zbirati protestniki pod geslom "Za svobodo, pravico in resnico". Policijska varnost je poostrena, gibanje omejeno. Za zdaj okoli 100 ljudi. Spremljamo na @vecer pic.twitter.com/0Pd31aGg0i
— Žana Vertačnik (@ZanaVertacnik) January 13, 2021
Policija poziva udelezence, naj se razidejo, ti vztrajajo in vzklikajo "brez nasilja" / @vecer pic.twitter.com/ykaFNQdw9s
— Žana Vertačnik (@ZanaVertacnik) January 13, 2021