Kremlini ka deklaruar se nuk ka arritur asnjë marrëveshje me Turqinë për shitjen e grurit ukrainas, të cilën Ukraina thotë se Rusia e ka vjedhur prej saj.
Megjithatë, zyrtarët rusë kanë deklaruar se bisedimet janë në vazhdim, transmeton portal arbresh.info
Moska e mohon vjedhjen e grurit, por Shtetet e Bashkuara thonë se ka raporte të besueshme se Rusia po e “grabit” atë, shkruan Reuters.
Yevgeny Balitsky, një zyrtar i instaluar nga Rusia, përgjegjës për zonat e pushtuara nga Rusia në rajonin e Zaporizhzhia të Ukrainës, tha këtë javë se drithërat ishin transportuar prej andej në Krime, rrugës për në Lindjen e Mesme.
I pyetur nëse ishte arritur ndonjë marrëveshje për t’i shitur këtë grurë Turqisë ose një vendi të Lindjes së Mesme, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha: “Deri më tani nuk është arritur asnjë marrëveshje, puna po vazhdon”.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, të mërkurën e kundërshtoi një gazetar ukrainas, i cili e pyeti për “vjedhjen” ruse në një konferencë shtypi në Turqi, duke thënë: “Ju (ukrainasit) jeni gjithmonë kaq të preokupuar me atë që mund të vidhni dhe nga ku, dhe mendoni që të gjithë të veprojnë në atë mënyrë”.
Ukraina është një eksportues kryesor i grurit në Afrikë dhe Lindjen e Mesme dhe ndërprerja e këtyre dërgesave si rezultat i pushtimit të Rusisë po i rrit çmimet, duke nxitur kështu një krizë ndërkombëtarë ushqimore.
Ukraina dikur eksportonte shumicën e mallrave të saj nga deti, por që nga pushtimi rus i 24 shkurtit është detyruar të transportojë grurë me tren nëpërmjet kufirit të saj perëndimor ose nëpërmjet porteve të vogla të lumit Danub./arbresh.info/
Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...