
FILE PHOTO: People wearing protective face masks walk along a platform on the London Underground, amid the coronavirus disease (COVID-19) outbreak, in London, Britain, July 25, 2021. REUTERS/Henry Nicholls
Në 24 orët e fundit, në Britaninë e Madhe u regjistruan 129.471 raste të reja me koronavirus, një ditë pasi kryeministri Boris Johnson tha se nuk do të prezantonte masa të reja epidemiologjike për të kufizuar përhapjen e virusit.
Sipas Reuters, kjo shifër nuk përfshin të dhëna për Skocinë dhe Irlandën e Veriut për shkak të dallimeve në mënyrën e raportimit gjatë Krishtlindjes.
Britania raportoi nivelin e mëparshëm rekord të infeksioneve ditore më 24 dhjetor – 122.186.
Kryeministri Johnson tha të hënën se nuk do të prezantojë masa të reja kufizuese kundër koronavirusit në Angli.
Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut kanë shtrënguar masat antiCOVID, si dhe vendet e tjera evropiane që po përballen me një rritje të numrit të rasteve të variantit omicron.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë