Ambasadori i Rusisë në OKB, Vasil Nebenzia, ka deklaruar se ka denoncuar sulmin ajror të SHBA-ve në Siri në Këshillin e Sigurimit.
“Sulmi ajror i kryer kundrejt trupave të qeverisë siriane është i papranueshëm dhe i mjerë”, ka theksuar ai, transmeton portali arbresh.info
Ai ka shtuar se të tilla sulme nuk duhet të kryhen në të ardhshme, pavarësisht se çfarë arsye jep koalicioni.
Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara tha se veprimi i saj në Sirinë lindore ishte akt “vetëmbrojtje”.
Nebenzia para gazetarëve në selinë e OKB-së në Nju Jork tha se “koalicioni nuk u ftua në Siri” dhe se “Rusia e sheh që lufta e saj kundër terrorizmit është duke marrë përmasa tjera”.
Ai gjithashtu ka theksuar se situata humanitare në Siri është e mjerueshme./arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...