Anëtarët e shërbimit sekret e çuan Donald Trumpin në bunkerin presidencial nën Shtëpinë e Bardhë, e cili u ndërtua fillimisht gjatë presidencës së Franklin Rooseveltit në vitet 1940 dhe u përdor për herë të fundit më 11 shtator, kur u shkatërruan ndërtesat e qendrave të tregtisë botërore.
“The New York Times” ishte i pari që raportoi strehimin e presidentit amerikan në një bunker – një veprim që pasoi shuarjen e dritave në Shtëpinë e Bardhë, ndërsa protestat që kanë vazhduar për ditë me radhë në të gjithë SHBA-në për shkak të mbytjes së afrikano-amerikanit George Floyd ishin përhapur aty pranë Shtëpisë së Bardhë.

Bunkeri i Shtëpisë së Bardhë, i quajtur zyrtarisht Qendra e Operacioneve të Urgjencës Presidenciale, u ndërtua në fillim të viteve 1940 gjatë Luftës së Dytë Botërore gjatë mandatit të tretë të Franklin Delan Rooseveltit.

Harry Truman, i cili pasoi Ruzveltin si president, rimodeloi Shtëpinë e Bardhë në 1948, dhe gjatë rrugës u zgjerua dhe forcoi bunkerin nëntokësor në mënyrë që të mund të përballojë një sulmi bërthamor.

Operacion policor në Fier, sekuestrohen dy armë zjarri
Liverpooli ia “mbyll derën” Juventusit për Chies...
Merret vendim në tërë Kosovën, shtyhet procesi mësimor deri ...
KRU “Mitrovica” apelon te konsumatorët që uji të mos përdore...
Parashikimi i motit për nesër, me riga shiu
Lëndohet përsëri Ter Stegen