Pothujase 60 % e amerikanëve do të mbështesin veprimin ushtarak ndaj Koresë Veriore, nëse përpjekjet diplomatike nuk do të pengojnë vendin komunist për të realizuar ambiciet e saj ndaj armëve bërthamore.
Sipas një sondazhi të kryer nga Gallup, shumë pak amerikanë besojnë se Koreja Veriore do të godasë SHBA-të, transmeton portali arbresh.info
Rezultatet e sondazhit, të botuara të premten, shfaqin një ndarje të qartë politike mes përkrahësve të dy partive kryesore. Rreth 82% të mbështetësve të republikanëve janë në favor të përgjigjjes ushtarake, ndërsa nga ana e përkrahësve demokratë janë shfaqur vetëm 37%.
Numri i amerikanëve që mbështesin veprimet ushtarake ndaj regjimit të Kim Jong-un është rritur ndjeshëm që nga viti 2003, kur edhe u rritën tensionet mes Uashingtonit dhe Phenianit, pasi Presidenti Bush akuzoi Phenianin se ‘po armatos vetën për të shkatërruar qytetarët e saj’.
Koreja Veriore ka testuar një raketë të re balistike, e cila fluturoi mbi ishullin japonez të Hokkaidos. Testimi i raketës së gjashtë erdhi një ditë pasi Këshilli i Sigurimit të OKB-së, duke përfshirë Kinën dhe Rusinë, ranë dakord për të raund të sanksionesh ekonomike./arbresh.info/
Modric po mendon seriozisht tërheqjen nga futbolli, fundi mu...
OBSH: Rast i ri i hantavirusit në Spanjë, shkon në 13 numri ...
Haxhiu: Festa e Bajramit na kujton vlerat përreth së cilave ...
Osmani në BIK për Kurban Bajram, fton për solidaritet dhe be...
Kurti uron besimtarët, fton për bashkëpunim dhe ndihmë ndaj ...
Bedri Hamza i shkon në vizitë Myftiut Tërnava, e uron për Ba...