President amerikan, Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një problem me qarkullimin e gjakut, pasi kishte vënë re “ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve,” bëri të ditur të enjten zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
Kjo e fundit dha këtë informacion të papritur gjatë një deklarate për të adresuar spekulimet lidhur me disa mavijosje të dukshme në duart e 79-vjeçarit, të cilat ajo tha se ishin vlerësuar si “irritim i lehtë i indeve të buta nga shtrëngimi i shpeshtë i duarve dhe përdorimi i aspirinës” si masë parandaluese për shëndetin e zemrës.
“Në përpjekje për transparencë, presidenti dëshironte që t’ju ndaja një shënim nga mjeku i tij me të gjithë ju sot,” tha ajo.
“Gjatë javëve të fundit, Presidenti Trump vuri re një ënjtje të lehtë në pjesën e poshtme të këmbëve. Në përputhje me kujdesin rutinë mjekësor dhe me shumë kujdes, ky shqetësim u vlerësua plotësisht nga njësia mjekësore e Shtëpisë së Bardhë,” pohoi zëdhënësja.
“Presidenti iu nënshtrua një ekzaminimi të plotë, duke përfshirë studime diagnostike të sistemit vaskular; ekografi doppler venoze të gjymtyrëve të poshtme nga të dyja anët zbuluan pamjaftueshmëri kronike venoze… një gjendje e zakonshme, veçanërisht te personat mbi moshën 70 vjeç.”
Ajo shtoi se “me rëndësi, nuk u gjetën shenja të trombozës së venave të thella apo sëmundjes arteriale… U krye gjithashtu edhe një ekokardiogram, i cili konfirmoi strukturë dhe funksion të rregullt të zemrës; nuk u identifikuan shenja të insuficiencës kardiake, dëmtimit të veshkave apo ndonjë sëmundjeje sistematike”.
E dhimbshme: Nesër varroset Hekuran Hoxha, biznesmeni nga Gj...
“Memories”, Gjesti publikon këngën më emocionale të tij
Ambasada amerikane në Tiranë paralajmëron për pasoja të rënd...
Dogana dhe AKI me aksion kundër barnave të kontrabanduara në...
Çka u konfiskua në aksionin e Antidrogës në Suharekë? – poli...
“Je i pashpirt”, DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetje...