Presidenti Donald Trump do të vendosë nëse do të nisë një sulm amerikan ndaj Iranit brenda dy javëve të ardhshme, tha ai në një deklaratë të dhënë nga sekretari i tij i shtypit gjatë një konference informative të enjten, raporton CNN.
Trump tha se donte të lejonte që përpjekjet diplomatike të vazhdonin përpara se të merrte një vendim përfundimtar mbi veprimin ushtarak të SHBA-së.
“Bazuar në faktin se ekziston një shans i konsiderueshëm për negociata që mund të zhvillohen ose jo me Iranin në të ardhmen e afërt, unë do të marr vendimin tim nëse do të shkoj apo jo brenda dy javëve të ardhshme”, tha presidenti në deklaratën e tij, e cila u lexua me zë të lartë nga sekretarja e shtypit Karoline Leavitt nga dhoma e konferencave të Shtëpisë së Bardhë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...