Sipas një deklarate të Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan Joe Biden ka “drejtuar mbështetje shtesë” për Izraelin.
Deklarata thotë se Biden dhe zëvendëspresidentja Kamala Harris u informuan nga ekipi i tyre i sigurisë kombëtare më herët të dielën për përleshjet e vazhdueshme në Izrael, raporton BBC, përcjell Arbresh.info.
“Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë do të mbeten në kontakt të ngushtë me partnerët tanë izraelitë”, shton deklarata. “Ekipet e sigurisë kombëtare janë të angazhuara me izraelitët dhe homologët e tyre në të gjithë rajonin”
Më parë, Sekretari i Shtetit i SHBA, Anthony Blinken bëri xhiron e emisioneve për të informuar shikuesit amerikanë mbi luftimet dhe përgjigjen diplomatike të SHBA.
Duke folur për partnerin amerikan të BBC-së, CBS, Blinken tha se zyrtarët po hetonin gjithashtu raportet se shtetasit amerikanë ishin vrarë ose zënë rob nga luftëtarët e Hamasit.
“Ne nuk mund ta konfirmojmë këtë në këtë moment,” tha ai.
“Por ne jemi duke punuar shumë aktivisht për të parë nëse mund të konfirmojmë raportet që kemi pasur”.
Në Egjipt, ambasada amerikane në Kajro paralajmëroi amerikanët që të ushtrojnë “ndërgjegjësim të shtuar të sigurisë dhe masa paraprake” pas vrasjes me armë zjarri të dy shtetasve izraelitë në qytetin e Aleksandrisë./Arbresh.info./
Kurti: Epopeja e UÇK-së, kthesë vendimtare drejt lirisë dhe ...
Aksident në Sllatinë, një cisternë del jashtë rrugës
48 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
A po formon Osmani një listë të re politike? Presidenca i qu...
Osmani për Epopën e UÇK-së: Histori që vazhdon të jetojë si ...
Gjenden mbetje eshtërore në Rahovec, dyshohet se i përkasin ...