Plani i i paqes, i propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i mirë si për Ukrainën, ashtu edhe për Rusinë, deklaroi sot zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt.
”Presidenti Donald Trump e mbështet këtë plan. Është një plan i mirë si për Rusinë, ashtu edhe për Ukrainën dhe besojmë se është i pranueshëm për të dyja palët”, tha ajo, duke iu përgjigjur informacioneve sipas të cilave projekti do t’i plotësonte Moskës disa kërkesa të rëndësishme.
Ndërkohë, presidenti Zelensky shpreson të flasë së shpejti me Trump për të diskutuar pikat kryesore të projektplanit, të cilin zyra e tij nuk e ka zbuluar në detaje.
Mediet amerikane dhe britanike raportuan dje se Uashingtoni ka hartuar një plan paqeje me 28 pika, me synim t’i japë fund luftës në Ukrainë, e cila u fillua nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Raportohet se përmbajtja e planit bazohet kryesisht në pozicionet ruse, gjë që e bën të mundshme refuzimin nga Kievi.
Sipas “Financial Times”, drafti amerikan besohet të përfshijë koncesione të gjera ndaj Moskës, duke i kërkuar Ukrainës të zvogëlojë gjysmën e ushtrisë së saj dhe të dorëzojë provincat lindore të okupuara nga Rusia, përfshirë Donetskun dhe Luhanskun.
Plani do t’i jepte gjithashtu Rusisë kontrollin e zonave që nuk ka arritur t’i pushtojë gjatë pothuajse katër viteve të luftës së plotë.
Joan Laporta është rizgjedhur president i Barcelonës
UEFA cakton gjyqtarin francez për përballjen e dytë mes Man ...
Për katër vjet, 20 mijë pensionistë më shumë në Kosovë
Të huajt njoftohen me rregullat e reja në kufi, shtetasit e ...
Milan nuk e shfrytëzon gabimin e Interit, mposhtet nga Lazio
Spanja do të lansojë një mjet të ri për të matur urrejtjen n...