ShBA po punon me Izraelin dhe Egjiptin për daljen e mundshme të sigurt të disa civilëve nga Gaza. Lajmi është bërë me dije nga vetë Shtëpia e Bardhë.
“Administrata Biden është në “diskutime aktive” për të ndihmuar civilët e Gazës të largohen të sigurt”, tha zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
“Ne besojmë se kalimi i sigurt është i rëndësishëm dhe duam të hapim një korridor kalimi të sigurt”, shtoi ai.
Ndërkohë, negociata kanë nisur edhe nga Turqia. Thuhet se ato janë në bisedime me Hamasin për lirimin e pengjeve izraelitë të rrëmbyer nga grupi islamik palestinez.
“Ata janë duke negociuar për lirimin e pengjeve,” i tha një zyrtar AFP./A2CNN
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...