Shtëpia e Bardhë parashtroi planet për të dërguar 55 milionë doza të tjera vaksine kundër COVID-19 jashtë vendit, pjesa më e madhe e tyre për Amerikën Latine, Karaibet, Azinë dhe Afrikën.
Administrata e Presidentit Biden njoftoi të hënën se pjesa më e madhe e dozave do të shpërndaheshin përmes programit COVAX, duke përmbushur një zotim të Presidentit Biden për të dhuruar 80 milionë doza vaksine për vende të tjera.
Agjencia e lajmeve Associated Press njoftoi të hënën se administrata mund të mos jetë në gjendje të përmbushë zotimin e saj për t’i dhuruar dozat brenda muajit qershor, si rezultat i pengesave rregullatore. Zyrtarët e cituar nga agjencitë e lajmeve thanë se dozat janë gati, por dërgimi i tyre po vonohet nga kërkesat ligjore, logjistike dhe rregullatore në SHBA dhe në vendet përfituese.
Presidenti Biden foli në fillim të muajit për planet për të dhuruar 25 milionë dozat e para. Të hënën, Shtëpia e Bardhë dha detaje për 55 milionë dozat e tjera, ndër to 14 milionë doza për Amerikën Latine dhe Karaibet, 16 milionë doza për Azinë dhe 10 milionë doza për Afrikën./arbresh.info/
Dorëzuan aparate fotokopjimi të servisuara në vend të të rej...
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...