Lajmi se presidenti i ShBA’së, Donald Trump, po shqyrton mundësinë aneksimit të ishullit më të madh në botë bëri bujë nëpër mediat botërore.
Tani edhe nga Shtëpia e Bardhë e konfirmojnë se presidenti me të vërtetë po e konsideron këtë mundësi.
Është Larry Kadlou, këshilltar ekonomik në Shtëpi të Bardhë, që e ka konfirmuar këtë lajm.
Grenlanda është nën administrimin e Danimarkës, mirëpo gëzon një autonomi të gjerë. Ka pasur raportime se ky vend nuk është në shitje.
Arsyeja pse Trump do dëshironte të e blinte ishullin është për shkak se do kishte përfitime ekonomike mirëpo edhe do të rritej ndikimi gjeopolitik për shkak të pozitës që mban ky ishull. ShBA kishte tentuar dy herë që të e blente këtë ishull që ka një sipërfaqe prej 2 milionë e 166 mijë e 86 kilometra dhe është e banuar vetëm prej 56.480 banorë. /Gazeta Express/
Hashim Thaçit i shkon një urim për ditëlindje edhe nga VV, G...
Hoti: Shqetësuese mbetet mungesa e transparencës në dialogun...
“Urime pirat” – Muriqi mbush 32 vjeç, merr urim special nga ...
Aksidenti me vdekje në Tiranë, plagoset edhe një punonjës po...
Macron nis vizitë dy-ditore në Greqi, në fokus marrëveshjet ...
Eskaloi me gjuhën ndaj Vlora Çitakut – Fatos Geci pendohet, ...