Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë ka deklaruar se po ndjek situatën e qytetarëve shqiptarë në Izrael pas zhvillimeve të fundit të sigurisë në rajon.
Sipas MEPJ-së, deri më tani nuk raportohet për ndonjë shtetas shqiptar të lënduar apo të dëmtuar.
Janë identifikuar pesë shtetas shqiptarë, tre me status turisti dhe dy me qëndrim të përkohshëm, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe në kontakt të vazhdueshëm me Ambasadën Shqiptare në Tel Aviv.
Ministria thekson se, për shkak të situatës së krijuar, fluturimet janë ndërprerë. Qytetarët shqiptarë që ndodhen në Izrael dhe kanë nevoja emergjente mund të kontaktojnë Ambasadën në Tel Aviv përmes numrave të urgjencës të publikuar nga MEPJ.
Lexo edhe:
Trump: Jam pak i zhgënjyer nga Zelensky, nuk e ka lexuar pro...
Zhduken një burrë në Prishtinë dhe një grua në Skenderaj
Gjykata Kushtetuese hap dyert për qytetarët të mërkurën
31 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Zjarri përfshin një garazhë në Leposaviq
35 vjet nga lëvizja studentore, Begaj: Guximi rinor, ia hapi...