Në vijim të deklaratës së përbashkët të qëllimit të dakordësuar gjatë vizitës së Presidentit Emmanuel Macron në Tiranë para disa javësh, ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Taulant Balla nënshkroi sot me Ambasadoren e Republikës së Francës “Marrëveshjen e Zbatimit për Forcimin e Bashkëpunimit Policor në Fushën Balistike”.
Në këtë bazë të dhënash janë regjistruar armët dhe municionet e sekuestruara nga ana juridike. Shfrytëzimi i informacionit balistik i bazuar në elementët teknikë të armëve dhe municioneve të sekuestruar, mundëson identifikimin e rrjeteve të gjithë trafikut të armëve.
Marrëveshja është hartuar në kuadër të Projektit EVOFINDER për Sistemin e Identifikimit Balistik dhe ky projekt ka nisur gjatë Procesit të Berlinit.
Franca dhe Gjermania e kanë zbatuar dhe po zbatojnë këtë projekt EVOFINDER për te gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor.
Sistemi është dhuruar në të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë dhe Shqipërinë.
EVOFINDER është sistemi për identifikimin balistik dhe aktualisht funksionon ne Institutin e Policisë Shkencore.
Kjo marrëveshje do të jetë një instrument më tepër në luftën kundër krimit të organizuar, përdorimit të armëve të vogla e të lehta si dhe identifikimit të autorëve të mundshëm pavarësisht vendit ku kryejnë veprën penale.
Marrëveshja parashikon që shërbimet kompetente balistike të të dy vendeve, të shqyrtojnë mënyrat e vendosjes në rrjet të skedarëve të tyre kombëtar të identifikimit balistik, njëherësh duke zbatuar procedura që garantojnë besueshmërinë dhe cilësinë e të dhënave të shkëmbyera./rtsh
Haradinaj përkujtohen viktimat e Korishës dhe heronjtë e fam...
Trump publikon një hartë që tregon Venezuelën si pjesë të Sh...
OVL UÇK nderon Tahir dhe Nebih Mehën: Sakrifica e tyre, simb...
Rama: Partneritetet me Japoninë vazhdojnë të jenë shembull i...
Saranda me parkimin e parë publik, Koçiu: Do menaxhojë fluks...
Risi në renditje, këto janë “Top 10-shet” e partive politike...