Qendra e qytetit të Afrinit është goditur nga një shpërthim gjatë natës, duke vrarë të paktën tre civilë.
Sipas burimeve të Kurdistan 24, natën e shkuar ishte vendosur një bombë rrugore që edhe shkaktoi shpërthimin, transmeton portali arbresh.info.
Shpërthimi ndodhi ditën e parë të Kurban Bajramit.
Agjencia lokale e lajmeve Hawar (ANHA) njoftoi se bomba u vendos në një enë plehrash dhe rezultoi në humbjen e tre civilëve deri më tani. Numri i të plagosurve ende nuk është përcaktuar.
Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin./Arbresh.info/
Merz: BE-ja duhet të tregojë gatishmëri për zgjerim
Revolucion te Real Madridi: Mourinho kërkon largimin e gjash...
Etja merr 49 jetë në shkretëtirën e Saharës
Zbulohet mall i padeklaruar në Vërmicë, vlera mbi 2 mijë eur...
Muja nënshkruan udhëzimin për subvencione 2026, rritet mbësh...
Foto familjare në Samitin BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, l...