Gjykata turke ka urdhëruar arrestimin e tetë personave lidhur me shpërthimin në një minierë në qytetin verior të Amasra, që i mori jetën 41 personave.
Mes të arrestuarve është edhe menaxheri i minierës dhe zëvendësi i tij, si dhe punonjës të tjerë, raporton Reuters.
Të dyshuarit akuzohen për neglizhencë të qëllimshme të sigurisë në minierën e kompanisë shtetërore TTK, duke shkaktuar vdekjen dhe lëndimin e disa personave.
Kritikët e qeverisë kanë vënë në pikëpyetje protokollet e sigurisë pas shpërthimit, dhe opozita kryesore Partia Popullore Republikane (RP) pretendon se auditim shtetëror në vitin 2019 tregoi se miniera “Amasra” përbënte rrezik të konsiderueshëm.
Dhoma e Bashkuar e Inxhinierëve dhe Arkitektëve të Turqisë tha, se inspektimet në minierë nuk ishin adekuate për shkak të reduktimit të numrit të punonjësve të kualifikuar për këtë lloj pune./arbresh.info/
Bedri Hamza e mirëpret Aida Dërgutin në PDK
Franca përgatit ndihmë financiare për linjat ajrore pas rrit...
Vlahovic i vetëofrohet Barcelonës
Kurti nderon Bahri Fazliun: Figurë e rrallë që bashkoi pushk...
Kane e barazoi një rekord të Ronaldos në Ligën e Kampionëve
Kujdes parësor shëndetësor për fëmijët, Vitia njofton vendim...