Disa persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur pas një shpërthim në një bar zviceran të skive Crans-Montana gjatë natës, ka konfirmuar policia.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 1:30 të mëngjesit sipas orës lokale në barin Le Constellation, dhe shkaku nuk dihet ende, raporton BBC.
Më shumë se 100 persona ndodheshin në barin zviceran në kohën e shpërthimit, raporton radioja zvicerane Rhone FM.
Një dëshmitar i incidentit i tha radios se një numër i madh shërbimesh emergjente kishin mbërritur në vendngjarje, me disa helikopterë që morën pjesë në trajtimin dhe transportimin e të plagosurve.
Në një deklaratë për median, policia konfirmoi se shpërthimi kishte ndodhur ndërsa bari po festonte natën e Vitit të Ri.
Një zëdhënës i policisë zvicerane tha se një përditësim tjetër nga policia do të vinte së shpejti. I pyetur nga BBC se sa persona ishin vrarë, zëdhënësi tha: “Nuk mund ta themi ende. Disa”.
Crans-Montana është një vendpushim luksoz skish i vendosur në zemër të Alpeve Zvicerane, në rajonin Valais, rreth dy orë larg me makinë nga kryeqyteti, Bern.
Largohen 180 tonë mbeturina në rajonin e Pejës
Çekia e shënon edhe golin e dytë ndaj Kosovës
`NATO Forward Land Forces 1`, stërvitje e përbashkët Shqipër...
Qendra Kulturore Shqiptare në Gjermani organizon turnirin tr...
Çekia ndëshkon Kosovën pas 12 minutave lojë
Xhaka në formë para Botërorit, realizon gol në miqësoren nda...