Dronët ukrainas sulmojnë dy objekte energjetike kyçe në territorin rus.
Dronët ukrainas sulmuan mëngjesin e sotëm dy objekte energjetike kyçe thellë në territorin rus – një kompleks petrokimik në Baskurtostan dhe një rafineri nafte në rajonin e Volgogradit.
Janë raportuar shpërthime të mëdha dhe ndërprerje të funksionimit, shkruan kyivindependent.
Sulmi i parë ishte drejtuar ndaj Gazprom Neftekhim Salavat, një prej objekteve më të mëdha për përpunimin e naftës dhe petrokimisë në Rusi, i vendosur në Republikën e Baskurtostanit, rreth 1300 kilometra nga vija e frontit në Ukrainë.
Një burim nga Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) konfirmoi se dronët e tyre me rreze të gjatë veprimi goditën njësinë për përpunimin e naftës bruto ELOU-AVT-4, duke shkaktuar një “shpërthim të fuqishëm”.
Guvernatori lokal, Radij Kabirov tha se objekti u godit nga dy dronë dhe shpërtheu zjarr, por shtoi se nuk ka raportime për viktima. Në pamjet e publikuara në rrjetet sociale shihet tym i zi i dendur duke u ngritur mbi kompleks.
Në një sulm të veçantë gjatë natës, Forcat Speciale të Ukrainës goditën rafinerinë e naftës në Volgograd, duke e detyruar të ndërpresë operacionet. Kjo rafineri, e cila ndodhet rreth 450 kilometra nga vija e parë, ka rol kyç në furnizimin me karburant të ushtrisë ruse.
Bëhet fjalë për prodhuesin më të madh të derivateve të naftës në Distriktin Federal Jugor të Rusisë, i cili përpunon 15.7 milionë tonë naftë bruto në vit, që përfaqëson 5.6 për qind të kapaciteteve të përgjithshme të përpunimit të vendit.
Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se mbrojtja kundërajrore ka rrëzuar 43 dronë ukrainas gjatë natës mbi disa rajone, përfshirë 11 mbi Volgogradin, por nuk përmendi sulmin në Baskurtostan në raportin e saj.
Gjatë vitit të fundit, Ukraina ka intensifikuar sulmet ndaj industrisë së naftës ruse. Kievi i konsideron rafineritë ruse si objektiva legjitime ushtarake, pasi ato financojnë dhe furnizojnë makinerinë ushtarake të Moskës.
Këto sulme kanë shkaktuar ndërprerje në prodhim dhe mungesa karburanti në mbarë Rusinë.
Mbështetësit e Ukrainës dhe të mbrojtjes së saj nga agresioni rus i quajnë sulmet ndaj rafinerive ruse, “sanksionet më efektive”, në rrjetet sociale prej muajsh. /Telegrafi/
On Thursday morning, Ukrainian forces carried out strikes on the Gazprom Neftekhim Salavat oil refining and petrochemical plant in Russia’s Republic of Bashkortostan.
The site is located over 1,200 kilometers from the border with Ukraine.
According to @Exilenova_plus, the… pic.twitter.com/PFNgi11wqa
— Status-6 (Military & Conflict News) (@Archer83Able) September 18, 2025
Shtëpia e Bardhë u dërgon paralajmërim të madh tifozëve që p...
“Situatë alarmante në Luginë” – Rexhepi: Diskriminimi mund t...
Protesta në mbështetje për UÇK-në në Shkup, reagon Mickovski
Buna nën dritën e hënës, Rama ndan imazhe mahnitëse të lumit
SHBA këshillon qytetarët e saj të largohen nga Venezuela “me...
Më pak se 1% import të energjisë nga Serbia