Disa shpërthime janë dëgjuar në kryeqytetin afgan të Kabulit në afërsi të ambasadës amerikane.
Zyrtarët amerikanë dhe afganë nuk kanë komentuar ende në lidhje me raportet. Shumë njerëz kanë ndarë foto të pretenduara për shpërthime në mediat sociale, transmeton portali arbresh.info.

Dhuna në Afganistan është përshkallëzuar mes bisedimeve midis Shteteve të Bashkuara dhe lëvizjes Taliban, e cila ditët e fundit ka kryer një numër sulmesh terroriste që kanë vrarë dhjetëra njerëz në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të hënën, Presidenti amerikan Donald Trump tha se bisedimet e paqes e SHBA-ve me talibanët ishin të vdekura pasi grupi mori përgjegjësinë për sulmin që vrau një anëtar të shërbimit amerikan në Kabul në 5 shtator.
Kujtojmë se nesër (11 shtator) është përvjetori i sulmeve me avionë ndaj Kullave Binjake në Nju Jork./arbresh.info/
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë
Rreth 64 mijë aplikime nga diaspora për votimet e 28 dhjetor...
SHBA i cakton afat 2027-ën Europës që ta marrë drejtimin e m...
Shpërthejnë luftime vdekjeprurëse në kufirin midis Pakistani...
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi: Nëse kualifikohemi, ky do t...
Zgjedhjet e 28 dhjetorit, sot afati i fundit për ta ndërruar...