Së paku 12 persona janë vrarë nga një shpërthim që ndodhi brenda një xhamie në Kabul të Afganistanit gjatë lutjeve të së premtes, thanë zyrtarët afganë.
Ferdous Faramarz, zëdhënës i policisë në kryeqytetin afgan, tha se në mesin e viktimave është edhe imami i xhamisë, ndërsa 15 persona të tjerë kanë pësuar lëndime. Ai nuk e përmendi emrin e xhamisë ku ndodhi shpërthimi.
Asnjë grup nuk e ka marrë ende përgjegjësinë për këtë sulm. Talibanët kanë shpallur tri ditë armëpushimi për nder të festës së Fitër Bajramit, transmeton Gazeta Express.
Gjendja e sigurisë në Afganistan po vazhdon të jetë e paqëndrueshme, pavarësisht thirrjeve për paqe. Shpërthimi në xhami ndodhi pas më pak se një jave të një shpërthimi në një shkollë, ku mbetën të vrarë 80 persona, shumica nxënëse të pakicës shiite të komunitetit Hazara.
Dhuna në Afganistan është shtuar në kohën e tërheqjes së trupave amerikane nga ky shtet, që ishte një ndër kërkesat kryesore të talibanëve.
Vedat Muriqi në garë për “Lojtarin e Muajit” në La Liga pas ...
Shpërthen vullkani Dempo në Indonezi, kolona e hiri ngrihet ...
SPAK godet grupin kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen 12 mil...
Kryenegociatori i ri i Kosovës takohet me shefat e misioneve...
500 milionë euro të shpenzuara për asgjë, Liverpooli i Sloti...
Hamza takim me kryetarët e komunave që udhëhiqen nga PDK: Pu...