Të paktën katër civilë kanë humbur jetën dhe 13 të tjerë janë plagosur pas një shpërthimi të kryer nga PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).
Shpërthimi ndodhi në juglindje të Turqisë me një mjet të improvizuar, transmeton portali arbresh.info.
Në një deklaratë, Guvernatori i Dijarbakirit tha se sulmi terrorist ndodhi në rrethin Kulp rreth orës 18:00.
Terroristët e PKK-së përdorën eksploziv të improvizuar për të synuar automjetin që transportonte fshatarët që shkonin drejt pyllit për të mbledhur dru, thuhej në deklaratë.
Shumë ekipe mjekësore dhe xhandarmërie nxituan në vendin e shpërthimit. Të 13 civilët e plagosur u dërguan në Spitalin Shtetëror Kulp./arbresh.info/
Maqedonci, nderohet nga Ushtria e SHBA-ve
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës