Një bombë e fshehur në veturë ka shpërthyer në një qendër tregtare në kryeqytetin somalez, Mogadishu, duke lënë të vdekur 11 persona. Policia dyshon se sulmi është organizuar nga grupi “Al Shabaab”.
Shpërthimi ndodhi në një zonë të ngarkuar me dyqane dhe restorante. “Disa trupa i kemi tërhequr nga një ndërtesë e shembur. Deri tash, 11 persona janë gjetur të vdekur dhe 10 janë lënduar”, tha Mohamed Hussein, zyrtar policor i Mogadishus. Një dëshmitar ka thënë se nga ky shpërthim është shkatërruar një restorant dhe janë djegur katër vetura.
Grupi “Al Shabaab” organizon shpesh sulme me bomba në Mogadishu dhe në qytete tjera kundër qeverisë. Ky grup po përpiqet ta rrëzojë nga pushteti qeverinë e mbështetur nga vendet perëndimore dhe ta fusë në fuqi ligjin e sheriatit.
Ky grup është i njohur edhe për sulme në vende tjera. Sulmi i tyre i fundit në një hotel të Kenias muajin e kaluar kishte lënë të vdekur 21 persona, shkruan “Reuters”, transmeton Express.
Vuçiqi i frikësuar për aleancën ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqi...
Tetë vende myslimane dënojnë vendimin e Izraelit për mbyllje...
Qorrolli: Nuk duhej të pezullohej puna e Kuvendit
Kaplohet nga zjarri një banesë në Tiranë, humb jetën një i m...
Konjufca shpreh mirënjohjen për mbështetjen e Irlandës
Hoxha pret Sinanin: Shqipëria mbetet e përkushtuar për të mb...