Një shpërthim ndodhi në rrugën Cika Ljubina në Beograd këtë mëngjes, pasuar nga një zjarr.
Siç mesohet nga mediat serbe, ka shpërthyer një bombol gazi, duke plagosur disa njerëz.
Disa ekipe të ambulancës janë dërguar në vendin e ngjarjes.
Dy persona janë transferuar tashmë në Qendrën e Urgjencës. Një person është dërguar në Qendrën Emergjente për reanimacion, ndërsa tjetri ka djegie dhe dëmtime.
Këto janë pamjet e para pas shpërthimit në Beograd: Tymi nga ndërtesa, të plagosurit ulur në rrugë.Gazetarët e raportojnë nga terreni se forca e shpërthimit shkatërroi dritaret dhe hekurat përreth, dhe zjarrfikësit dhe policia janë në terren.

Hezbollah dëmton një stacion satelitor izraelit
Egi Gjyzeli – e eliminuara e radhës nga Big Brother VI...
Situata në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Duba...
“Ndeshja e kthimit do të jetë në shtëpinë tonë, dhe kjo pady...
Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një...
Prishtina shënon Ditën Botërore të Veshkës me aktivitete ndë...