Një shpërthim në parkun industrial në Kinë ka lënë 19 persona të vdekur dhe 12 të tjerë të lënduar, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.
Në një deklaratë të cituar nga Reuters, autoritetet në kontenë Jiang’an thanë se shpërthimi ndodhi në fabrikën kimike të drejtuar nga Yibin Hengda Technology, transmeton portali arbresh.info.
Fotot në mediat sociale kineze treguan një zjarr të madh dhe tufa tymi që po ngriheshin nga objekti.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi shpërthimin.
Autoritetet kanë filluar një hetim, tha agjencia e lajmeve.
Yibin Hengda bën kimikate për industrinë ushqimore dhe farmaceutike./Arbresh.info/
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...