Shpërthim në Paris, katër të plagosur

23:27 | 11 Qershor 2017

Katër persona janë plagaosur pasi një koktej molotovi ka shpërthyer në një restaurant në Paris.

Tre persona kanë pësuar djegie të rëndë, ndërsa personi i katërt besohet se ka pësuar lëndime më të lehta nga shpërthimi në rrethin e Aubervilliers, në veri të Parisit, transmeton portali arbresh.info

Zjarrëfikësit menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar flakën përpara se tre personat të dërgoheshin në spital me helikopter.

Le Figaro citon burimet e saj nga policia, ku është raportuar se sulmi është kryer në koktej molotovi./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara