Të paktën katër persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në një shtëpi në periferi të Pensilvanisë. Kryetari i Bashkisë së Potstoën, Justin Keller bëri me dije se shpërthimi ndodhi rreth 65 km në veriperëndim të Filandelfias, shkruajnë mediat e huaja.
Gjithashtu si pasojë e shpërthimit dy persona mbetën të plagosur. Ndërkohë ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia vijon me hetimet.
“Kam dëgjuar një shpërthim të madh,” tha Russell Noll, një fqinj, për WCAU-TV. “Mendova se shpërtheu një bombë. Dhe pastaj filluan të binin sirenat. Vendi ku ndodhi shpërthimi nuk ishte larg nga vendi ku jetoja.
Kështu fillova të ecja drejt vendit të ngjarjes dhe kuptova që kishte ndodhur një shpërthim në të gjithë zonën,” tha ai.
Ende nuk dihet identiteti apo mosha e viktimave./arbresh.info/
https://twitter.com/PottstownNews/status/1529984066560446466?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1529984066560446466%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fshperthim-ne-nje-shtepi-ne-filadelfia-raportohet-per-4-te-vrare-dhe-dy-te-plagosur%2F
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...