Të paktën dy persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm, që ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën e armëve në Leshtane të Beogradit.
Fjala është për punonjësit e fabrikës EdePro që prodhojnë armë. E si pasojë e shpërthimit janë lënduar edhe 15 tjerë, ndërkaq ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur, shkruajnë mediat serbe transmeton arbresh.info
Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.
Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë.
Ogromna eksplozija u Bubanj Potoku, pre par minuta! pic.twitter.com/nNzS6KGrfm
— Dr Rock (@doktorzarock) November 23, 2021
Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...