Shpërthim me bombë, një i vrarë dhe 12 të plagosur

15:35 | 15 Prill 2021

Një person ka mbetur i vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi të një bombe në Bagdad.

Ngjarja ka ndodhur në një treg në kryeqytetin irakian të enjten, duke vrarë një person dhe duke plagosur 12 të tjerë, sipas ushtrisë së Irakut.

Makina bombë që ka shpërthyer ishte parkuar në një treg të dorës së dytë në këtë lagje kryesisht Shiite, tha policia.

Një deklaratë ushtarake tha se një person u vra dhe 12 u plagosën, sipas një hetimi paraprak. Pesë automjete u dogjën, shtoi ai.

Shpërthimet në kryeqytetin irakian dikur ishin dukuri pothuajse çdo ditë, por janë bërë më pak të shpeshta në vitet e fundit, veçanërisht pas humbjes së grupit të Shtetit Islamik në 2017.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara