Gjashtë persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur në një fabrikë të kimikateve në afërsi të qytetit kinez Vuhan, ku muaj më parë kishte shpërthyer epidemia e koronavirusit.
Pamjet e publikuara nga televizioni shtetëror, shfaq një re tymi të zi që ngritet në ajër mbi fabrikën në provincën Hubei.
Raportohet se katër persona tjerë janë lënduar, kurse autoritetet kanë bërë të ditur se kanë filluar hetimet për të mësuar shkakun e shpërthimit.
Incidenti ka ndodhur rreth orës 5:30 pasdite në një fabrikë që është në pronë të Lanhua Silicone në qytezën Xiantao. Edhe pse quhet qytezë, ka 1.5 milion banorë dhe gjendet vetëm 109 kilometra larg Vuhanit.
Pamjet e transmetuara nga televizioni shtetëror janë marrë nga kamerat e sigurisë, ku shfaqin turmën para fabrikës së përfshirë nga zjarri./expres/
Ekzekutohen shtesat prej 100 euro për fëmijët dhe pensionist...
BE-ja pret formim të shpejtë të institucioneve të reja të Ko...
Reagon Hykmete Bajrami: Na falni për dëshpërimin
Kroos: Futbollisti më i mirë me të cilin kam luajtur është C...
Eric Garcia “xhokeri” i Hansi Flickut
Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente