Shpërthen vullkani Merapi në Indonezi, autoritetet ngrenë alarmin

01:15 | 10 Qershor 2021

Vullkani Merapi në Ishullin Java të Indonezisë ka hedhur gaz dhe llavë tri herë gjatë aktivitetit që ka ndodhur në këtë vullkan.

Qendra Teknologjike dhe Kërkimore e Katastrofave Gjeologjike (BPPTKG) tha në një deklaratë se rrjedha e llavës që ndodhi si rezultat i aktivitetit në vullkanin më aktiv të Indonezisë, Merapi, u përhap në 1.600 metra, sipas agjencisë së lajmeve Xinhua.

Kryetarija e BPPTKG-së, Hanik Humaida, ka deklaruar se retë e nxehta të formuara nga gazi vullkanik ndodhën së pari në orën 03:16 me kohën lokale.

“Llava që shpërtheu u përhap në jugperëndim për 129 sekonda në 1.500 metra”, tha ajo.

Duke deklaruar se reja e dytë e nxehtë e gazit u vu re në orën 09:31 dhe rrjedha e dytë e llavës u përhap në 1.000 metra për 93 sekonda, Humaida njoftoi se reja e tretë e nxehtë e gazit ndodhi në orën 09.53 dhe rrjedha e tretë e llavës u përhap në drejtimin jugperëndimor deri në 1.600 metra për 121 sekonda.

Niveli i alarmit u ngrit në tre nga autoritetet, të cilët paralajmëruan të qëndrohet të paktën tri kilometra larg nga vullkani.

Ndryshe, në vitin 2010, 347 njerëz vdiqën si rezultat i shpërthimit të llavës së Vullkanit Merapi, i cili ndodhet në qytetin Yogyakarta në ishullin indonezian Java, me një lartësi prej 2.968 metrash.

Në Indonezi, sistemi i alarmit kundër vullkaneve përbëhet nga katër faza: jeshile, e verdhë, portokalli dhe e kuqe./aa/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara