Vullkani i malit Etna, në jug të Italisë, ka shpërthyer sërish, duke nxjerrë sasi të mëdha hiri dhe lavë nga krateri juglindor, një nga pikat më aktive të tij.
Sipas mediave ndërkombëtare, aktiviteti vullkanik nisi mbrëmjen e djeshme në një lartësi prej 3.357 metrash dhe vazhdoi deri në mesditën e së premtes. Instituti Kombëtar Italian i Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë (INGV) konfirmoi shpërthimin, duke ndjekur me kujdes zhvillimet në terren.
Për shkak të reve të dendura të hirit që u përhapën në atmosferë, autoritetet lëshuan një paralajmërim me kod të kuq për aviacionin, duke ndikuar fluturimet në rajon. Paralajmërimi u hoq më vonë, pasi situata filloi të stabilizohej.
Etna konsiderohet si një nga vullkanet më aktivë në botë, me një histori të gjatë shpërthimesh të vazhdueshme. Shpërthimi i fundit i konsiderueshëm ishte regjistruar në nëntor të vitit të kaluar.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...