Lituania ka raportuar për një shpërthim të virusit të gripit të shpezë ve, H5N8, në mesin e mjellmave në pjesën qendrore të shtetit. Disa raste tjera janë konfirmuar edhe në Republikën Çeke dhe atë të Irlandës.
Organizata Botërore e Shëndetësisë së Shtazë ve raportoi se gjashtë mjellma janë gjetur të vdekura afër një lumi në Kaunas. Ky është rasti i parë i kësaj sëmundjeje në vend, transmeton arbresh.info.
Virusi H5N8 është i njëjtë me atë që u përhap në Afrikë, Evropë, dhe në Lindjen e Mesme gjatë viteve të fundit. Sëmundja së pari preku Evropën dhe dërgoi në vrasjen e milionave zogjve.
Republika Çeke ka raportuar për dy raste të virusit, Kaliningradi gjithashtu ka raportuar për tri raste të mjellmave me simptoma të tilla.
Departamenti i Bujqësisë, Ushqimit dhe Marinës së Irlandës konfirmoi njëmbëdhjetë raste të sëmundjes në vend./Arbresh.info
Gati 60 mijë aplikime për vota nga diaspora
Kurti: Agron Rrahmani gjithmonë do të mbetet shembull i një ...
OBSH dhe Spanja për shpërthimin e Hantavirusit: Situata nën ...
Hamza mirëpret në PDK Kolonel Skender Hoxhën, do të jetë kan...
Çka po paralajmërojnë Selin dhe Gimbo?
“Falë Zotit nuk jam madrilen”, Yamal provokoi rivalët më të ...