Australiania Erin Patterson është shpallur fajtore për vrasjen e tre familjarëve dhe tentim vrasjen e një tjetri pasi u kishte gatuar një darkë me kërpudha helmuese.
Vendimi është marrë nga një gjykatë në Morwell të Australisë, raporton BBC.
Prokuroria pretendoi se Patterson me vetëdije kishte shtuar kërpudha helmuese në darkën e gatuar në shtëpi.
Mbrojtja kishte pretenduar se ajo aksidentalisht i kishte përfshirë kërpudhat helmuese në pjatë dhe gënjeu nga paniku.
Patterson është shpallur fajtore dhe do të mbahet në paraburgim deri në caktimin e lartësisë së dënimit.
Patterson shtroi një drekë në shtëpinë e saj në Leongatha, në juglindje të Melbourne-it, më 29 korrik të vitit 2023. Të ftuar ishin ish-vjehrrit e saj Gail dhe Don Patterson, së bashku me motrën e Gail, Heather Wilkinson dhe burrin e Heather, Ian. Policia ka thënë se bashkëshorti i Erin Patterson, Simon Patterson, ishte gjithashtu i ftuar, por nuk ia doli të ishte prezent në minutën e fundit.
Disa orë pasi hëngrën vaktin, të katër të ftuarit u sëmurën me atë që fillimisht menduan se ishte helmim i rëndë nga ushqimi. Brenda pak ditësh, çifti Patterson, të dy 70 vjeç dhe zonja Wilkinson, 66 vjeçe, vdiqën. Wilkinson, 68 vjeç, mbijetoi, pasi kaloi pothuajse tre muaj në spital.
Pas rastit të Tivatit, Serbia i hakmerret Malit të Zi –...
“Pse na le kaq herët bre bir”, babai i Leonit Aliut prek me ...
Lufta në Iran, Trump: Do të doja të takohesha me Mojtaba Kha...
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshi...
Ylli i “Off Campus” i jep fund fejesës pas pesë vitesh lidhj...
E rëndë në Shqipëri – Vritet një polic gjatë operacionit në ...