Një shtresë shkume toksike mbuloi pjesë të një lumi të shenjtë pranë kryeqytetit të Indisë, ndërsa njerëzit u mblodhën në brigjet e tij për të festuar një festë fetare.
Përkundër shkumës toksike, besimtarët janë larë në ata ujra, transmeton portal arbresh.info

Shkuma e bardhë, një përzierje e ujërave të zeza dhe mbetjeve industriale, u formua gjatë javës së fundit në pjesë të lumit Yamuna, një degë e lumit të shenjtë Ganges, që rrjedh rreth 855 milje (1376 kilometra) në jug nga Himalajet përmes disa shteteve .
Shkuma e mprehtë përmban nivele të larta të amoniakut dhe fosfateve, të cilat mund të rezultojnë në probleme të frymëmarrjes dhe lëkurës, sipas ekspertëve.
Kjo shkumë u shfaq me festën Chhath Puja, një festë kushtuar perëndisë së diellit, Zotit Surya. Në fillim të kësaj jave, disa hindu u panë duke ecur nëpër shkumën toksike për t’u larë dhe lutur në lumë.

Një besimtare tha për Reuters se “uji është jashtëzakonisht i ndotur, por ne nuk kemi shumë opsione”. “Është një ritual për të bërë një banjë në një trup ujor, kështu që ne kemi ardhur këtu për t’u larë.”
Sipas Press Trust of India, 15 varka janë vendosur nga qeveria për të hequr shkumën, por ekspertët kanë frikë se ajo tashmë ka shkaktuar dëme të konsiderueshme.
Për dekada, pjesët e Yamuna janë rrënuar nga hedhja e kimikateve toksike dhe ujërat e zeza të patrajtuara. Në disa seksione, lumi duket i errët dhe me llucë, ndërsa mbetjet plastike mbulojnë brigjet e tij.
Lumi është më i ndotur në zonat përreth Delhit, për shkak të popullsisë së dendur të qytetit dhe niveleve të larta të mbetjeve./arbresh.info/
Aksident mes dy veturave në rrugën Prishtinë-Pejë, lëndohen ...
Bizneset turke shprehin interes për bashkëpunim me Kosovën
Refuzohet ankesa e LVV-së për qendrat e votimit jashtë Kosov...
Hamza: Në dy ditët e ardhshme shpalosim programin, vendit i ...
Flick tregon dallimin mes Barcelonës dhe Realit
“Ndodhi për 30 sekonda”, flet nëna e dyvjeçarit shqiptar i c...