Shkon në 200 numri i viktimave nga Ebola, alarm për epidemi masive

22:15 | 18 Qershor 2026
E H

Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po vazhdon të përkeqësohet, ndërsa numri i viktimave ka kaluar 200 dhe rastet e infektimit janë në rritje.

Sipas të dhënave të fundit të Africa CDC, janë konfirmuar 875 raste me Ebola dhe 202 viktima që nga shpallja e shpërthimit më 15 maj. Virusi po përhapet kryesisht në provincat Ituri, Kivu i Veriut dhe Kivu i Jugut, me Iturin që përbën pjesën më të madhe të rasteve.

Ndërkohë, në Uganda janë regjistruar 19 raste, përfshirë dy viktima. Autoritetet shëndetësore kanë rritur kapacitetet e testimit dhe mbikëqyrjes për të frenuar përhapjen e virusit.

Drejtori i Përgjithshëm i Africa CDC, Jean Kaseya, ka paralajmëruar se shpërthimi aktual mund të marrë përmasa të mëdha nëse nuk vihet shpejt nën kontroll.

Sipas shkencëtarëve nga Uganda dhe Kongo, lloji aktual i virusit, Ebola Bundibugyo, ka origjinë nga një përhapje e re në jetën e egër dhe nuk lidhet me epidemi të mëparshme.

Shpërndaje në rrjete sociale