Numri i të vdekurve dhe të zhdukurve për shkak të uraganit Otis, një stuhi e kategorisë 5 që goditi qytetin turistik meksikan të Paqësorit, Acapulco javën e kaluar, është rritur në gati 100, thanë të hënën autoritetet në shtetin Guerrero.
Otis goditi Akapulkon me erëra prej 266 km në orë të mërkurën, duke përmbytur qytetin, duke shkatërruar shtëpitë, hotelet dhe bizneset e tjera, duke zhytur automjetet dhe duke ndërprerë komunikimet, si dhe lidhjet rrugore dhe ajrore, shkruan Reuters transmeton Arbresh.info.
Evelyn Salgado, guvernatorja e shtetit Guerrero të Acapulco-s, tha se 45 persona u konfirmuan të vdekur dhe 47 të tjerë ishin të zhdukur, duke cituar shifra nga prokurorët e shtetit.
Të dielën pasdite, autoritetet federale të mbrojtjes civile të Meksikës thanë se kishte 48 të vdekur, 43 ishin nga Acapulco dhe pesë nga Coyuca de Benitez aty pranë.
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...