Më shumë se 20.000 njerëz janë konfirmuar se kanë vdekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë të hënën.
Numri i përgjithshëm i viktimave ka shkuar në 20.451, nga të cilët 17.134 në Turqi dhe 3.317 në Siri.
Të paktën 71.377 persona janë plagosur në Siri dhe Turqi, sipas shifrave nga qeveria turke, Helmetat e Bardha dhe media shtetërore siriane.
Një tërmet me magnitudë 7,8 ballë i shkallës Rihter goditi Turqinë jugore mëngjesin e 6 shkurtit.
Epiqendra e tërmetit ishte rreth 26 kilometra nga qyteti Nurdagi dhe rreth 33 kilometra larg qytetit Gaziantep, tha Shërbimi Gjeologjik amerikan.
Bëhet me dije se ka pasur edhe tërmete pasuese, përfshirë edhe një me magnitudë 7.5 ballë të shkallës rihter.
Ekipet e emergjencave vazhdojnë punën për nxjerrjen e personave që ndodhen nën rrënoja./euronews.al
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë